Basha kundër 13 tetorit, kërkon datë të re zgjedhjesh

Më të fundit


Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, pak ditë pas njohjes së 13 tetorit “si një mundësi të mirë për zgjidhjen e krizës” duket se e ka hedhur sërish poshtë atë. Sot kërkon mbajtjen e në të njëjtën ditë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre lokale.  Këto deklarata Basha i bëri gjatë takimit me demokratët në Has, duke “refuzuar” 13 tetorin dhe kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën që do të krijojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.

“Aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushjen e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën. Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapëseprapë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t’i vërë kazmën pluralizmit dhe demokracisë”  tha Basha


Ndërkohë që kryeministri Rama i ka përsëritur sërish ftesën për dialog dhe arritjen e një marrëveshje që do të zgjidh krizën politike, kreu i PD, vazhdon të mos i përgjigjët kësaj ftesë dhe të mos e përmend askund në takimet që po zhvillon me demokratët në zona të ndryshme të vendit. Kryedemokrati vijon t’i qëndrojë thirrjes së tij për krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe të paraqes programin e tij për zhvillimin ekonomik me një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit dhe papunësisë, si problemi kryesor i vendit.




Skip to toolbar