Baze: Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Më të fundit


Vendimi i sotëm i Partive Socialiste Evropiane, i jep fund debatit mbi të ardhmen perëndimore të opozitës në Shqipëri.

Ndëshkimi i Ilir Metës si parti, vetëm pse është deklaruar aleat i Sali Berishës, tregon standardin që ka vendosur Perëndimi për Sali Berishën dhe të ardhmen e tij, në raport me SHBA dhe BE.


Mesazhi është i qartë. Kush përpiqet të bëjë aleancë me Sali Berishën, në përpjekje për t’i bërë karshillëk Perëndimit, do të izolohet.

Ilir Meta është viktima e parë e këtij standardi.

Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës më 3 nëntor, do të ketë dhe nje pozicionim tjetër ndaj pjesës së partisë që do të ngelet nën udhëheqjen e Berishës, qoftë kjo sigla zyrtare e PD, apo parti e re e tij.

Po ashtu, nën këto sanksione do të jenë dhe aleatë të tjerë të vegjël të Berishës, që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se po përpiqen të mbajnë gjallë një kufomë të pushkatuar nga Perëndimi.

Ky standard është po ashtu një referencë për gjithë ata deputetë dhe figura politike që i janë bashkuar atij.

Është thjesht një lustracion i Perëndimit në politikën shqiptare.

Është një sinjal, që Perëndimi e ka seriozisht me personazhet anti-perëndimorë që fshihen pas sovranzimit dhe mbajnë gjallë retorikën anti-perendimore në Shqipëri.

Ky vendim i sotëm, nisi me Ilir Metën, por më së paku është për të.

Është mbi të gjitha për ata që kanë vendosur të lidhin të ardhmen e tyre me politkën e Sali Berishës.

Rrugët e Perëndimit për ta janë të mbyllura. Nuk ka as opsion për ta.

Ky standart do të ndjekë dita-ditës gjithë politkën shqiptare, duke identifikuar çdo faktor anti-perëndimor që tenton të shfryëtzojë krizat aktuale për t’i bërë karshillëk perëndimit në Shqipëri.

Ka filluar spastrimi i tyre.




Skip to toolbar