Cakaj: Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Nuk bëj parashikime si Luli

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha të enjten në një konferencë për shtyp se Komisioni Europian ka thënë të vërtetën për arritjet e Shqipërisë dhe se vendi ynë meriton hapjen e negociatave në qershor.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Bashës një ditë më parë, i cili tha se negociatat nuk do të hapen, Cakaj tha se nuk bën të tilla parashikime.


“Gjithkush është mirë që të largohet nga përpjekja për të parashikuar fatin. Nuk e parashikoj dot, sikurse bën lideri i opozitës. Unë veproj duke u bazuar tek faktet dhe komunikimet me parterët. Në vend të teorive të konspiracionit duhet t’i kthehemi raportit të KE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, çdokush që ka ndjenjën më të vogël të atdhetarizmit, duhet të bëjë një përpjeke për të mirën e vendit”, është shprehur Cakaj, i cili vlerësoi konstatimet e bëra në progres-raportin e KE-së.

“Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të institucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë “po” çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet.

Shqipëria rast shembullor i transformimit të sistemit te drejtësisë dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke konsideruar numrin e konsiderueshëm të prokurorëve, raporti vlerëson lartë faktin se gjithë kjo punë është kryer nën monitorimin e OMN. Ka një vlerësim ndërkombëtar se si është bërë Reforma në Drejtësi, për shkak të pastrimit të tij, vendi ka ngritur dhe institucionet gjyqësore. Raporti konfirmon përpjekjen e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.

Qeveria jo vetëm nuk është e përfshirë, por ka vepruar me forcë kundër saj. KE konstatoi gjithashtu se vendi ka rritur bashkëpunimin me vendet anëtare, ka ndodhur arrestimi i personave kryesor të liderëve të krimit. Raporti vlerëson edhe reformën në administratën publike dhe rritjen graduale dhe përmirësimin cilësor të ekonomisë, nga 3.8% në 4.2% në 2018. KE ka thënë që Shqipëria ka bërë të gjithë punën e nevojshme të reformës elektorale, por kjo nuk është bërë një përpjekje nga liderët e tjerë.

Zero probleme me fqinjët. Është kusht për të avancuar tutje në rrugëtimin tonë europian. Është parakusht për axhendën Europiane. Maqedonia e Veriut ka bërë një hap historik në zgjidhjen e kontestit historik me Greqinë dhe nënshkrimin e traktatit me Bullgarinë. Për Shqipërinë marrëveshja me Greqinë, s’është kusht për çeljen Europiane. Greqia ka qenë pro për Shqipërinë në BE, nuk ka imponuar asnjë kushtëzim”, u shpreh ministri.




Skip to toolbar