Degët e veriut të PD-së, festojnë në Krujë ndalimin e “pushtimit” të Sali Berishës

Më të fundit


Degët e PD-së së veriut, që i bënë rezistencë “invazionit” të Sali Berishës për muaj me radhë, janë mbledhur sot për të celebruar suksesin.

Takimin e kanë zhvilluar në Krujë, një tjetër “zonë  lirë”. Këto mstruktura që arritën të mbajnë larg Berishën, i cili ka dështuar totalisht të marrë kontrollin  PD-së, kanë zhvilluar takim dh me kreun e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetarin Lulzim Basha.


Kryetari i PD se Malesise se madhe Anton Kola ka postuar sot pasdite nje foto ku bashke me te jane dhe drejtues te tjere te demokrateve ne veri te Shqiperise. Sic shkruan ai ne status, sot se bashku me Lulzim Bashen dhe Enkeled Alibeajn jane mbledhur ne Kruje dhe drejtues te njohur te PD ne veri te Shqiperise. Mes tyre eshte dhe kandidati i PD per bashkine e Shkodres Xhemal Bushati dhe drejtues te tjere te cilet njihen qartas si kundershtare te linjes se Berishes ne PD. Ne nje nga ditet me te zeza te zaptimit te selise nga Berisha, ku nje gare fiktive (per ata qe kishin dyshime) per kreun e FRPD nxorri ne pah sektarizmin dhe mungesen e cdo vlere demokratike, grupi kundershtar i Berishes eshte mbledhur per te diskutuar mbi ecurine dhe hapat qe do te merren ne te ardhmen. Megjithe perpjekjet e tij gjate muajve te fundit Sali Berisha nuk ja ka dale te marre deputete apo mbeshtetes te rinj. Votimi me i fundit per kreun e FRPD tregoi qarte mjerimin ne te cilin eshte katandisur foltorja e braktisur tashme dhe nga mbeshtetsja e saj me e flakte Evis Kokalari.




Skip to toolbar