Dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt/ SPAK paralajmëron: Burg 6 vite kush i publikon!

AKTUALITET


SPAK ka njoftuar ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, me anë të cilave mund të hidhet dritë mbi krimet e kryera 10 vitet e fusnit në Shqipëri.

Ky vendim është firmosur ditën e sotme nga SPAK me anë të tre prokurorëve të dosjes ‘Operacioni Plumbi i artë’, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra.


Në vendim thuhet se kush shkel këtë vendim, do të burgoset deri në 6 vite burg, siç e parashikon neni 295/a.

“Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thuhet në paragrafin e 4, të nenit 295/a.”

Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e  Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh.




Skip to toolbar