I vuri flakën barishteve, 68-vjeçari humb jetën nga zjarri në Divjakë

AKTUALITET


Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Goriçaj të Divjakës. Mësohet se Mihal Nushi, ndërroi jetë pasi u dogj nga flakët.

Mësohet se ai i vuri zjarrin tokës për të pastruar barishtet, por flakët i kanë dalë jashtë kontrolli dhe është djegur për së gjalli.


Siç ka mësuar gazetarja e Klan News, Anila Sefa, banorët i kanë parë flakët e mëdha, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë dot. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.




Skip to toolbar