Forbes: Shqipëria, 1 nga 5 destinacionet e paprekura të Europës nga turizmi masiv

AKTUALITET


Gjigandi mediatik amerikan “Forbes” e ka përzgjedhur Shqipërinë si një nga 5 destinacionet e Europës e paprekur nga turizmit masiv.

Forbes u sugjeron turistëve Shqipërinë si një nga destinacionet europiane ku mund të gjeni qetësinë dhe kënaqësinë pa turizëm masiv.


Përzgjedhja e Shqipërisë, sipas Forbes, është bërë për shkak të mikëpritjes së ngrohtë që ofron, fermave dhe shtigjeve malore.

Ekipi i Forbes udhëtoi në jug të Shqipërisë në një udhëtim 9-ditor, ku prekën nga afër kulturat e ndryshme, panë peisazhet e mrekullueshme, provuan ushqimet e zonës dhe shijuan akomodimin në bujtina e hotele.

Akomodimi në shtëpitë e fshatrave, ushqimi dhe vera e zonës, është një pikë e fortë. Aventurat përfshijnë ecje 5-6 orë në ditë. Përfshihet edhe rafting në lumin Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë”, shkruan Forbes.

Edhe Kryeministri Edi Rama vlerëson artikullin medias amerikane, ku shkruan se “Forbes” ka zgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv duke propozuar një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë.

Në listën e Forbes përfshihen edhe Lituania e Letonia, fshatrat në veriun e Greqisë, hiking në Poloni dhe Sllovaki, e së fundmi Transilvania në Rumani.




Skip to toolbar