Gjuzi sherr me Gjiknurin në komision. “Ik se le nam…”

AKTUALITET


Ka nisur me debate Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili gjatë mbledhjes së të martës do të dëgjojë propozimet e shoqërisë civile mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por debatet janë zhvilluar në nisje të mbledhjes nga deputeti Kujtim Gjuzi i cili kërkoi fjalën, ndërkohë që nuk është anëtar i këtij komisioni.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri e refuzoi kërkesën e Gjuzit duke mos ia dhënë fjalën, ndërsa ky i fundit shpërtheu me akuza derisa u largua nga salla.


Më poshtë lexoni të plotë debatin mes tyre:

Rudina Hajdari: Fjalën e ka tani Shoqëria Civile.

Kujtim Gjuzi: Do flas unë.

Damian Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile.

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën.

Damian Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua.

Kujtim Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty.

Damian Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën.

Kujtim Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh.

Damian Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani….. hajde ik.

Kujtim Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti, Ti vjedh vota!

Damian Gjiknuri: Ik Gjuzi se je në konflikt me logjikën.




Skip to toolbar