Helikopteri i Kobe Bryant, identifikohen 9 viktimat

BOTA


Detaje të tjera zbardhen nga aksidenti tragjik, që i mori jetën yllit botëror të basketbollit, Kobe Bryant, me vajzën e tij 13-vjeçare. Mediat e huaja konfirmojnë se në helikopter ndodheshin gjithsej nëntë persona, ku fatkeqësisht nuk ka asnjë të mbijetuar.

Viktima të aksidentit mbetën Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna. Mes viktimave është John Altobelli ish-lojtar dhe tashmë trajner bejsbolli. Në helikopter ishin edhe bashkëshortja e Altobellit, Keri dhe vajza e tij 13-vjeçare Alyssa Altobelli.


Po ashtu Christina Mauser, trajnere basketbolli ishte mes viktimave. Ajo la pas bashkëshortin dhe fëmijët dhe ishte trajnere e vajzës së Kobe Bryant.

Tjetër viktimë e aksidentit mbeti edhe Payton Chester, shoqe në ekipin e basketbollit ku bënte pjesë vajza e legjendës së basketbollit dhe Sarah Chester, e ëma e Payton. Po ashtu i vdekur mbeti dhe piloti i helikopterit, Ara Zobayan.




Skip to toolbar