Policia e Fierit ka arrestuar të shtunën autorin e 8 grabitjeve. Në pranga ka rënë shtetasi Mariglen Lamaj banues në Fier. 40 vjeçari i kishte marrë me forcë nga qafa dy varëse një gruaje dhe ishte larguar me vrap, por pas denoncimit, policia u vu menjëherë në lëvizje.
Atij iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy varëset e floririt, ndërkohë që akuzohet edhe për 7 vjedhje të tjera, kryesisht biçikletash dhe motoçikletash.
“Në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga shtetase, se në lagjen “Bishanak” Fier një shtetas rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit
M.L, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi Policinë për ndihmë.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është shtetasi M.L”, njofton policia e Fierit.