Izraeli kërcënon: Po na sulmuan do marrin goditje të fortë

AKTUALITET


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi të mërkurën se vendi i tij do të sulmojë fort cilindo shtet që sulmon Izraelin, ndërsa përsëriti edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj SHBA për vrasjen e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani javën e kaluar.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë, do të marrë goditjen më të fortë,” tha Netanyahu në Jeruzalem.


Ai tha se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump, duke thënë se Trump duhet të urohet për veprimin “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.

Ndërkohë që Irani sulmoi me raketa balistike dy bazat ajrore amerikane në Iraq në shenjë hakmarrje për vrasjen e komandantit Soleimani.




Skip to toolbar