NDIQNI REZULTATET LIVE/ Procesi i numërimit të votave për kryetar në 61 bashkitë e vendit

AKTUALITET


Këto janë rezultatet paraprake të votimit për kryetar Bashkie në 61 bashkitë e Shqipërisë.

-Bashkia Pustec ka numëruar të 8 kutitë. Kandidati i PS,  Pali Kolefski ka marrë 1505 vota dhe kandidati i Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), Edmond Themelko ka marrë 859 vota. Në total në bashkinë e Pustecit votuan 2417 votues ose 55.4% e personave me të drejtë vote.


-Bashkia Malësi e Madhe nuk ka nisur ende numërimi. Kandidati i BD, Pjerin Spathari dhe kandidati i PS Tonin Marinaj

-Bashkia Shkodër nuk ka nisur ende numërimi. Kandidati i PS, Valdrin Pjetri 0 vota

-Bashkia Tropojë nuk ka nisur ende numërimi. Kandidat i BD, Edison Hasanaj dhe kandidat i PS Rexhe Byberi

-Bashkia Vau i Dejës nuk ka nisur ende numërimi. Kandidati i PS Mark Babani

-Bashkia Pukë nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i PS Gjon Gjonaj

-Bashkia Fushë-Arrës janë numëruar 2 kuti nga 16 gjithsej. Kandidati i PS, Fran Tuci ka marrë 161vota.

-Bashkia Has janë numëruar 5 kuti nga 34 gjithsej. Kandidati i PS, Liman Morina ka marrë 475 vota.

-Bashkia Kukës nuk ka nisur ende procesin e votimit. Kandidati i BD, Abedin Oruci dhe kandidati i PS, Safet Gjici.

-Bashkia Mirditë nuk ka nisur ende procesit të numërimit. Kandidati i PS Ndec Dedaj dhe kandidat i pavarur Gjon Ndoj

-Bashkia Lezhë nuk ka nisur ende procesin e votimit. Kandidati i BD, Salvador Kacaj, kandidat i Partia Kombëtare Konservatore Albania Eduartd Ndocaj dhe Prerin Ndreu i PS

-Bashkia Dibër nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Dionis Imeraj dhe Kandidati i BD, Shkëlzen Qoka

-Bashkia Mat nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Agron Malaj

-Bashkia Kurbin nuk ka nisur ende procesin e numërimit.Kandidatja e PS Majlinda Cara dhe kandidat i BD, Edmons Piroli

-Bashkia Bulqizë nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i BD, Ilir Balla dhe kandidati i PS, Lefter Alla

-Bashkia Klos nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidat i pavarur Bedri Hoxha dhe kandidati i PS, Ilmi Hoxha

-Bashkia Krujë nuk ka nisur ende procesin e numërimit, Kandidati i PS, Artur Bushi

-Bashkia Durrës nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidatja e BD, Valbona Sakollari dhe kandidatja e PS, Valbona Sako.

-Bashkia Shijak nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i BD, Arben Pohumi dhe kandidati i PS, Elton Arbana

-Bashkia Vorë nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Agim Kajmaku.

-Bashkia Kamëz janë numëruar 2 kuti nga 127 gjithsej. Kandidati i PS. Rakip Suli ka marrë 83 vota dhe kandidati i Bindjes Demokratike, Ylber Gjeta ka marrë 7 vota.

-Bashkia Tiranë numërohen 11 kuti nga 919 gjithsej. Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson me 1690 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderaj ka marrë 94 vota.

-Bashkia Elbasan nuk ka nisur procesin e numërimit. Kandidati i PS, Gledian Llatja.

-Bashkia Librazhd nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Kastriot Gurra.

-Bashkia Kavajë nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i BD, Bledar Sinella dhe kandidati i PS Redjan Krali

-Bashkia Rrogozhinë nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Haxhi Memolla.

-Bashkia Peqin nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Lorenc Tosku.

-Bashkia Cërrik nuk ka nisur ende procesin e nuëmrimit. Kandidati i PS Andis Salla dhe kandidatja e BD, Merita Xhika.

-Bashkia Belsh ka numëruar 9 kuti nga 49 gjithsej, Kandiati i PS, Arif Tafani ka marrë 1323 vota, ndërsa Partia Komuniste Jashar Elezi ka marrë 31 vota.

-Bashkia Lushnje janë numëruar 18 kuti nga 152 gjithsej. Kandidati i PS, Fatos Tushe ka marrë 2771 vota

-Bashkia Divjakë ka numëruar 1 nga 70 kuti gjithsej. Kandidati i PS, Fredi Kokoneshi ka marrë 119 vota.

-Bashkia Fier nuk ka nisur ende procesi i votimit. Kandidati i PS, Armando Subashi

-Bashkia Patos ka numëruar 1 kuti nga 49 gjithsej. Kandidatja e PS, Rajmonda Balilaj ka marrë 126 vota.

-Bashkia Roskovec ka numëruar 4 kuti nga 34 që janë gjithsej. Kandidatja e PS, Majlinda Bufi ka marrë 943 vota.

-Bashkia Ura Vajgurore ka numëruar 8 kuti nga 50 që janë gjithsej. Kandidatja e PS, Julian Memaj ka marrë 953 vota.

-Bashkia Kuçovë nuk ka nisur ende procesin e numërimit të votave. Kandidati i PS, Kreshnik Hajdari

-Bashkia Gramsh nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i BD, Sabri Ibrahimi dhe kandidati i PS, Klodian Tace.

-Bashkia Përrenjas ka numëruar 1 kuti nga 39 gjithsej. Kandidati i PS, Nuri Belba ka marrë 149 vota, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike Myslim Karriqi ka marrë 10 vota.

-Bashkia Pogradec nuk ka nisur procesin e numërimit. Kandidati i PS, Ilir Xhakolli.

-Bashkia Maliq nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Gezim Topciu.

-Bashkia Devoll nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i PS, Eduard Duro, kandidat i pavarur Fezi Shaholli, kandidat i Fryma e Re Demokratike Ylli Cenkolli dhe kandidati i Shpresa për Ndryshim Artur Porpollogu

-Bashkia Korçë nuk ka nisur ende procesin e numërimit. Kandidati i Bindjes Demokratike Leonard Olli deh kandidati i PS, Sptiraq Filo.

-Bashkia Skrapar ka numëruar 4 kuti nga 31 gjithsej. Kandidati i PS, Adriatik Mema ka marrë 509 vota.

-Bashkia Kolonjë ka numëruar 3 kuti nga 34 gjithsej. Kandidati i BD, Fatjon Feka ka marrë 10 vota dhe kandidati i PS, Erion Isaj ka marrë 356 bota.

-Bashkia Përmet nuk ka nisur ende numërimin. Kandidatja e PS, Alma Hoxha

-Bashkia Këlcyrë janë numëruar 2 kuti. Kandidati socialist Klement Ndoni ka marrë 100 vota, kandidati i Bindjes Demokratike, Shkëlqim Muhaj ka marrë 1 votë dhe kandidati Shpresë për Ndryshim, Hazbi Kasaj ka marrë 1 votë.

-Bashkia Berat nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i pavarur Plarent Aleksi, kandidat i BD, Pavlo Shkarpa dhe kandidati i PS Ervin Demo.

-Bashkia Poliçan ka numëruar 7 nga 26 kuti. Kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë 958 vota.

-Bashkia Mallakastër nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i PS, Qerim Ismailaj dhe kandidati i BD, Robet Brahaj.

-Bashkia Memaliaj ka numëruar 13 kuti nga 34 gjithsej. Kandidati i PS, Gjolek Guci ka marrë 1610 vota.

-Bashkia Selenicë nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i PS Pëllumb Binaj, kandidat i BD Marildo Hodaj dhe kandidat i Partise Komuniste Shahin Celaj.

-Bashkia Vlorë nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i PS, Dritan Leli dhe kandidatja e BD, Valbona Mezini.

-Bashkia Tepelenë  nuk ka nisur numërimin. Kandidati i PS, Tërmet Peci dhe kandidati i BD, Gezim Malka.

-Bashkia Himarë nuk ka nisur ende numërimin. Kandidati i PS, Jorgo Goro.

-Bashkia Gjirokastër nuk ka nisur numërimin. Kandidati i PS, Flamur Golemi

-Bashkia Libohovë nuk ka nisur numërimin. Kandidatja e PS, Luiza Mandi.

-Bashkia Dropull ka numëruar 1 nga 10 kuti gjithsej. Kandidati i PS, Dhimitraq Toli ka marrë 49 vota.

-Bashkia Delvinë nuk ka nisur numërimin. Kandidatja e PS, Majlinda Qilimi.

-Bashkia Finiq nuk ka nisur numërimin. Kandidati i Partia Minoriteti Etnik Grek pėr tė Ardhmen Kristo Kico dhe kandidatja e pavarur Leonidha Hristo.

-Bashkia Sarandë nuk ka nisur numërimin. Kandidati i pavarur Ilir NIkolla dhe kandidati i PS, Adrian Gruma.

-Bashkia Konispol ka numëruar 1 nga 17 kuti. Kandidati i PS, Shuaip Beqiri ka marrë 191 vota.




Skip to toolbar