Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Qeveria shpall ditë zie kombëtare 29 marsin

AKTUALITET


Qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin, duke e shoqëruar me emoji, një zemër të zezë.

foto galeri

Fino humbi jetën ditën e sotme në moshën 58-vjeçare, pasi prej ditësh luftoi me koronavirusin, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte.





Skip to toolbar