Ndreca: Presidenti s’kishte punë tek zyrat e FRD. Vasjari: Ti je palë politike, pse s’u largua kur ishte aleate e PS

Më të fundit


Juristi Plarent Ndreca dhe analisti Arjan Vasjari janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”

Ndreca, po argumentonte se përse sipas tij, sjellja e Presidentit të Repbulikës në incidentin e ndodhur në zyrat e FRD-së nuk duhet të ndodhte, pasi sipas tij, Bashkia e Tiranës ia ka dorëzuar shkresën e lirimit të godinës shumë më herët. Ndërkohë, Vasjari tha se pse kjo masë nuk u mor kur FRD ishte aleate e PS.


Plarent Ndreca: Edhe njëherë ke Sali Berishën të parin, ke Flamur Nokën ka humbur pushtetin janë në listë. PS si ka humbur zgjedhjet dhe ka ndryshuar listat, sepse lexon publikun,. Ti mendon që kjo qeverisje duhet ndërruar. Por nuk mendojnë shumica e shqiptarëve. Nuk është ligj matematikore që pas 8 vitesh duhet të humbësh zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të fitohen. Ajo ishte një festë jo e organizuar për të mbrojtur kryeministrin. Edhe reagimi, ju e shihni se si bëhet në Elbasan ajo ditë. Dhunë shtetërore s’ka pas gjëkundi, dhunë nga institucionet shtetërore s’ka pasur gjëkundi. Por ka militantë që reagojnë, mund të ketë. Të shohim hetimet dhe të kuptojmë. Por nuk ka një dhunë shtetërore. Është një proces që është çuar më parë, FRD, partisë së Paskal Milos dhe është reaguar. Por edhe nëse do të kishte gabuar bashkia nuk ikën presidenti i republikës aty. Ç’i duhet presidentit për të ruajtur një pronë private. Kjo zgjidhet në mënyrë civile, ç’punë ka presidenti, pushtetet janë të ndara. Kjo është një sjelle politike, ai e kupton që është humbës dhe po përgatitet për përgjigje. Ata po krijojnë alibinë e asaj që do të ndodhë pas 26 prillit. 

Arjan Vasjari: Jam dakord të jesh palë politike. Unë them nëse je palë.

Plarent Ndreca:
 Po jam.

Arjan Vasjari: Aha atë që konsideron fakt nuk është kështu. Sepse as juridikisht nuk është fakt.




Skip to toolbar