RAI 3, antiMeloni dhe…antiRama? Zheji: Tendencë editoriale për të nxirë Shqipërinë

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka u përmend nga emisioni investigativ italian Report në RAI 3, gjatë një reportazhi për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Televizioni italian thoshte se njeriu kyç i paktit me Italinë është Engjëll Agaçi. Ky i fundit e ka cilësuar si të pavërtetë pretendimin e asaj që raportoi televizioni italian, ndërsa ka paralajmëruar se do t’i padisë për shpifje. Gazetari Artur Zheji, i ftuar në “Real Story”, tha se materiali i televizionit italian synonte të nxinte imazhin e Shqipërisë me informacione, të cilat janë publikuar dhe janë përgënjeshtruar në Shqipëri.


“Unë do doja të bëjA një hap pas në lidhje me dokumentarin e RAI 3. Mendoj se ka dy aspekte kryesore, të gjitha gjërat që janë asimiluar në atë reportazh janë gjërat që ne i dimë, janë ose akuza të ricikluara ose akuza, të cilat duke krijuar një pikturë të madhe krijojnë impresionon sikur po dalin për herë të parë, por po t’i çmontosh janë të gjitha lajme që kanë dalë, janë të vjetruar dhe janë përgënjeshtruar. Kuptohet se ka një tendencë editoriale për të nxirë Shqipërinë, për të nxirë këtë qeveri”, theksoi ai.




Skip to toolbar