Minxhozi: Akuzat në dokumentarin e “RAI 3”, të ricikluara. Vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë!

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se akuzat në dokumentarin e “Rai3”, janë të ricikluara dhe se sipas tij vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë.

Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama ka treguar se me qeverinë e tij punon mirë pavarësisht ideologjisë. Pjesë nga biseda në studio:


Skënder Minxhozi: Në Itali kur programe të tilla bëjnë investigime dhe hetime dihet që krijohet një valë sizmike. Ka kohë që në Shqipëri post komuniste valët që krijojnë një lajm në media kanë humbur sepse janë pleksur të gjitha bashkë dhe nuk dihet ku është e vërteta.

Ndërsa për akuzat ndaj Agaçit, janë të vjetra të ricikluara dhe vlejnë vetëm për një përdorim në Tiranë dhe jo për gjë tjetër. Është një ngritje topi dhe më kujton akuzat e BILD. Duket sikur që kur janë shkruar janë bërë me një ‘sy’ për Tiranën. Arsyeja e tretë është ajo e kostos. Rama ka bashkëjetuar me një realitet të deformuar ideologjik. E majta evropiane ka qenë në zbaticë dhe ai ka qenë i shtrënguar të krijojë miqësi të bëjë lobim në qeveri që kanë qenë edhe të djathta.

Artur Zheji: Partia ka organizëm tjetër dhe qeveria ka organizëm tjetër.

Minxhozi: Rama ka bërë alikiminë që marrëdhëniet i mbante me Merkelin dhe ideologjikisht duhet të komunikonte me socialdemokratët. Problemi i Ramës është thjesht jo ekzistent. Ai duhet të krijojë aleancë me atë që është në qeveri. Edi Rama është një politikan cinik dhe e sheh që e majta italiane edhe për shumë kohë nuk vjen në pushtet. Ka treguar se me qeverinë e radhës punon mirë pavarësisht nga çfarë përfaqëson.

Zheji: Niveli i marrëdhënieve ndërpartiake është lënë në plan të dytë.

Minxhozi: Rama na ka dhënë shembuj që me parti të djathta apo të majta në pushtet ndërton marrëdhënie. Është një politikan që ndjehet mirë me të djathta dhe të majta, ndërton marrëdhënie personale. Rama nuk do t’ja dijë fare për partitë. PS është shumë pak socialiste me dorën e Ramës. /abcnews.al/




Skip to toolbar