Rama “party” me Merkel për 55 vjetor. Vjet e “festoi” me Macron

AKTUALITET


Kryeministri Rama feston të enjten (sot, 4 korrik) 55-vjetorin e lindjes, por në axhendën e tij është parashikuar pjesëmarrja në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, ku e pranishme do të jetë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në fakt s’behet fjalë për një festë ditëlindje por thjesht për një konferencë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ku roli i Merkelit ka një rëndësi të veçantë.


Kjo konferencë mbahet dy ditë me radhë të enjten dhe të premten dhe në të marrin pjesë 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor zhvillohet çdo vit në një nga shtetet Europiane dhe e ftuara e veçantë është kancelarja gjermane Angela Merkel e cila është themeluesja nismës diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Konferenca e Ballkanit Perëndimor do t’i shërbejë Komisionit Europian si ndihmë orientuese për politikat ndaj Ballkanit.

Në një mesazh me video përpara samitit, kancelarja e përshkroi këtë rrugë jo aq të  lehtë: “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo.




Skip to toolbar