Rama paralajmëron: Kthehuni në kohë në Tiranë e Durrës. Perimetri do mbyllet përsëri

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama paralajmëron blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.

Nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në facebook, kryeministri Edi Rama ka apeluar të gjithë qytearët që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, që janë larguar në qytete të tjera, të kthehen.


Rama i kërkon të kthehen para orës tetë të mëngjesit të së hënës, pra duke shfrytëzuar orët e mësnatës së të dielës, dhe te mos planifikoje udhetime, sepse paralajmëron se situata e shtetrrethimit do të vijojë sërish me shumë gjasa.

Mesazhi i Ramës:

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

FRIKË JO, KUJDES PO!




Skip to toolbar