Regjistrohen dy rastet e para me koronavirus në Kosovë

AKTUALITET


Kryeministri Albin Kurti e Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia Vitia në konferencë urgjente, kanë konfirmuar se tashmë kanë dalë dy raste pozitiv me coronavirus.

“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare me nënshtetësi kosovare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia.





Skip to toolbar