Rama: PD organizatë e dhunshme, s`ka shanse për çetën që do të marrë peng Shqipërinë

AKTUALITET


Kreyministri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në Gjirokastër mbrëmjen e së dielës, ku theksin gjatë fjalimit të tij, e ka pasur te kriza aktuale politike në vend. Rama u shpreh se Partia Demokratike, e cila u krijua nga ëndrrat e shqiptarëve, ka përfunduar tashmë në një organizatë të dhunshme, që kërcënon se do të marrë peng shtetin. “E ktheyn nga një parti në një organizatë të dhunshme që kërcënon se do marri peng shtetin. Një parti që u krijua nga ëndrrat e një populli dhe që po mbytet në filxhanin e fallxhores më keq se sa të mbyteshin në një lugë ujë. Ne sot kemi shumë keqardhje për ta, por jemi të bindur se ka ardhur koha që ata të treten rrugëve”, u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit vijoi më tej duke u shprehur se ka ardhur koha që atyre të mos u jepet asnjë mundësi, siç u është dhënë në të shkuarën. Kështu, Rama la të kuptohet se nuk do të ketë negociata me PD-në para zgjedhjeve. “Ka ardhur koha që atyre të mos u jepet asnjë mundësi e vetme sic u është dhënë në të shkuarën, për ti shpërblyer në asnjë formë, pasi i hyn një rruge të tillë”, u shpreh kryeministri.


Më tej, Rama shtoi se më 30 qershor do të vijë dhe përgjigja për Partinë Demokratike dhe këdo, që në të ardhmen do të merret me politikë, se nuk do të tolerohet më shkelja e rregullave, pasi do të përfundojnë rrugëve. “Ajo kohë që PS i hapte rrugë budallait ka mbaruar. PS jo vetëm që nuk ka për ti hapur rrugë çetave që kërcënojnë, por më 30 qershor do tu japë një përgjigje siç e meritojnë. Ata dhe kushdo tjetër që nesër do dojë të merret me politikë, do të duhet të mësojnë se; kush shkel rregullat ka vetëm një fund, përfundon rrugëve”, shtoi Kryeministri.

Edhe në Gjirokastër, Rma përsëriti se ata që do të tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor më 30 qershor, pas kësaj date nuk do të kenë më mundësi të punojnë në shtet, pasi do të jenë subjekt i trajtimit të ligjit të dekriminalizimit. Më herët, para se Kryeministri Edi Rama të mbërrinte në Gjirokastër, disa militantë të Partisë Demokratike me në krye ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, tentuan të bllokojnë rrugën nga ku po kalonte shefi i qeverisë. Megjithatë, gjithçka përfundoi pa incidente, pasi efektivët e policisë nuk lejuan bllokimin e rrugës.




Skip to toolbar