Lëkundje gjatë natës, sizmiologu: Nuk do ketë tërmet të madh

AKTUALITET


Tërmeti me magnitudë 3.6 ballë i orëve të para të mëngjesit të së hënës me epiqendër në Bubq ka rikthyer panikun tek shqiptarët. Por sizmiologu Llambro Duni shpjegoi se tërmeti është pasgoditje dhe deklaron se pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit nuk pritet që Shqipëria të goditet nga tërmet tjetër po kaq i fuqishëm.

Duni thekson se tërmet me magnitudë më të lartë nuk do të ketë, por me magnitudë më të vogël po.


“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, tha sizmologu.




Skip to toolbar