Zgjedhjet e ardhshme/ Blendi Klosi: PS po përgatitet për të fituar një garë të fortë

AKTUALITET


Në një intervistë në “Tirana Live”, Blendi Klosi deklaroi se opozita prej kohesh kishte zgjedhur rrugën e kaosit dhe “zhurmës politike”.

Sekretari organizativ i PS Blendi Klosi theksoi se Partia Socialiste është për një parlament të qetë dhe normal, duke nënvizuar se mes mazhorancës dhe Rithemelimit është arritur dakordësia për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore ne perputhje me ligjin.


“E kam thënë që mënyra që ata zgjodhën është një mënyrë e protestës dhe ishte zgjedhja e tyre për të krijuar në parlament një situatë jo të qetë. Unë shpresoj t’i kenë dhënë fund. Ne duam një parlament normal dhe po futemi në fazën e nxehtë të zgjedhjeve të ardhshme dhe PS po përgatitet për të fituar një garë të fortë.

Ndërsa kampi tjetër ka 3 vite që po merret me veten. Sa i përket asaj që ka thënë kryetari i grupit , unë e mbështes dhe tani kemi një dakordësi nga deputetët e opozitës për të ngritur Komisionet hetimore. Pra ne jemi të gatshëm për këto komisione dhe nuk duhet të bëjmë më politikën e rrugës”, ka thënë ndër të tjera Klosi.




Skip to toolbar