Vrasja te ‘5 Maji’, burg autorit, lirohen të tjerët

AKTUALITET


Grupi i miqve të Mehmet Qemës kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe presin të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për burg për autorin e krimit, Marjus Dema. Ndërsa për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka, Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari do të kërkohet ‘arrest shtëpie’ dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetrën e Marjus Halilin.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se Dema, i akuzuari për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema e mban gjithë kohës kokën ulur. Një nga shokët duke mjaft i shokuar në seancë bazuar dhe në lëvizjet që bën.


Sot është zbardhur edhe dëshmia e pronarit të një servisi që pa skenat e para pas krimit të ndodhur në rrugën 5 Maji. Pronari i servisit ka deklaruar para grupit hetimor se është lajmëruar nga një tjetër person për vrasjen dhe ka shkuar pranë ‘shtëpisë së bardhë’ ku ndodhej dhe lokali ku u vra Qema. Ai shton se ka parë autorin e krimit Marjus Demën që të shtrihej në tokë duke qarë dhe thoshte “çfarë bëra për kokë të gocës”.

Por si ndodhi krimi?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.




Skip to toolbar