Nishani takim me demokratët në Korçë: S’do lejojmë degradimin e PD

Më të fundit


Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani dhe ish-anëtarja e Kryesisë, Edit Harxhi, si përfaqësues të grupimit për PD, kanë zhvilluar sot një takim në Korçë me qytetarë demokratë.

Sipas Nishanit, për ndryshimin në 25 prill, “besonim të gjithë që aktori e faktori kryesor ishte dhe duhet të ishte PD”.


Por referuar rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë një mandat të tretë qeveriës Partisë Socialiste, Nishani theksoi se “pas 25 prillit edhe sot, jam i bindur që më së pari të gjithë ne, e mijëra qytetarë kanë dëshpërim shumë të madh se nuk mundën të realizojnë e të shohim atë që e dëshironim, prisnim e që shumë prej nesh u angazhuan”.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD thotë se rreziku tani është degradimi i Partisë Demokratike si i vetmi faktor që mund të bëjë diferencën.

“25 prilli faktikisht nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, la të njëjtën qeverisje që ka krijuar këto probleme të mëdha, la përsëri PD në opozitë e rrezikon që për shumë arsye, jo që rrezikohet për tu thelluar e konsodliduar pas 25 prillit, degradimi i të vetmit mekanizëm e aktor e faktor që mund të bëjë diferencën, PD-së.

Shqetësimi ynë sot është a do vijojmë ne të lejojmë degradimin e vlerave, rrudhjen e parimeve, defaktorizimin të asaj që ne besojme si një aktor e faktor ku mblidhemi të gjithë besojmë vlerat e i kthejmë në një aksion e zë qytetar, marrim përsipër institucione, arrijmë të fitojmë drejtimin e tyre e i shërbejmë vlerave e parimeve që ne besojme por dhe përparimit e zhvillimit”, u shpreh ai.

“Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa e një kryetari dhe karrike. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek Basha IK, por të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proçes më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari. Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë”, theksoi Nishani.




Skip to toolbar