‘3 marrëveshjet’, Rama nga Berlini: Prisnim me padurim, prej 2-3 vitesh ishin të bllokuara

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Procesin e Berlinit duke falënderuar fillimisht kancelarin gjerman Olaf Scholz që i ka besuar samitin e radhës atij vetë dhe Shqipërisë.

Rama solli në vëmendje se e ndjejnë që nuk janë vetëm dhe as të lënë mënjanë, duke kujtuar këtu edhe turneun e Ursula Von der Leyen në Ballkan që sipas Ramës nuk solli me vete vetëm fjalë të bukura solidariteti, por dhe mbështetje të rëndësishme financiare.


Kryeministri shqiptar tha se shpresojnë të shohin zhvillime në sferën digjitale duke marrë në konsideratë dhe aspektin e krizës kibernetike.

Sipas Ramës, është shumë e rëndësishme çfarë u nënshkrua sot. Ai theksoi se është ngritur përsëri çështja si të integrohemi sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje ishin tre marrëveshje që prisnim me padurim ti kishim prej dy tre vitesh, ishin të bllokuara,” – u shpreh kryeministri.

Ai tha se kancelari dhe ekipi gjerman punuan shumë fort në realizimin e tre marrëveshjeve që i kishin edhe në kuadër të Ballkanit të Hapur. Rama tha se ishte e rëndësishme që të gjithë ishin të përfshirë.

“Tingëllon pak e çuditshme apo mënjanuese për Kosovën që ndërkohë që ata bënë një marrëveshje për kartat e identitet për të lëvizur lirisht ata s’lëvizin dot në BE dhe pres me padurim që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur,” – deklaroi kryeministri.




Skip to toolbar