Në të gjitha shkrimet dhe thëniet mbi Florin, kudo shkruhet ‘djali 17 vjeçar’ sot e kësaj dite. 17 vjeç Flori ishte para një viti, ditën kur ‘iu fik qiriu’ i jetës. Por prapë i thonë ’17 vjeç’. Për të gjithë të tjerët, koha e Florit ka ngrirë aty ku ndodhi ngjarja: kur mori armën dhe vrau për babanë.
Ndërsa për Florin koha e tij po ecën, sigurisht jo normale, por vetë Flori e ka vënë në rrugë kohën; pikë- pikë, si kërmilli. “Sa herë kam kohë, futem në dhomë dhe pikturoj’, thotë Flori për mediat. Para pak ditësh, në sallën e Artit dhe Komunikimit në selinë e qeverisë, u hap një ekspozitë me veprat e Florit në pikturë.
“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes… Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka…. Kam gabuar dhe jam penduar, Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën”, ka thënë Floriani.