Pakti për Universitetin, qeveria mban premtimin për Kampusin Universitar

AKTUALITET


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini vlerësoi ndryshime te  ndodhura me arritjen e Paktit për Universitetin që nga protesta e studentëve në dhjetor. Shahini tha se shumë gjëra kanë ndryshuar, kemi pajisur studentët me karta, shtimin e bursave, transparencat financiare etj. Ministrja foli edhe për pedagogët e rinj duke thënë se do të punësojnë  edhe ato pa grada shkencore, ndërsa u bëri thirrje studentëve të vijojnë të parashtrojnë kërkesat e tyre. Këto deklarata Shahini i bëri gjatë prezantimit të Kampusit Universitar nga Amfiteatri i Arteve në Tiranë dhe ndërhyrjet që do bëhet në godinën kryesore të Akademisë së Arteve si pjesë e Paktit të Universitetit.

“Dua të flas pak për Paktin për Universitetin. Në dhjetor dëgjuam studentët dhe në janar hartuam planin i cili ka në vëmendje studentët për punësim dhe projekte studentore. Do të shtojmë buxhetin për bursat dhe për shërbimet e tjera që i nevojitet studentëve. Shtesa këtë vit kapi vlerën e 2 mld lekëve të reja. Këtë do e realizojmë edhe më mirë vitin tjetër. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ministrinë e Kulturës. me bashkinë kemi mundësuar pajisjen e studentëve me karta. Portalin për transparencën financiare dhe kemi mundësuar që kushdo të shohë financimin për çdo universitet. Një plan i cili është mbyllur tani vonë iu përket juve. Ka të bëjë me statusin e veçantë. Ju si studentë doni artistët më të mirë si pedagogë edhe pse nuk kanë grada shkencore dhe ne do ta mundësojnë.  Kemi shumë punë për të bërë dhe ta dini se e kemi marrë shumë seriozisht sepse kthim mbrapa nuk ka. Dua të ndaj një rezultat me ju. përderisa studentët ishin të kënaqur me pedagogët dhe jo me drejtuesit dhe kjo na shtyn të mendojmë se çfarë do bëjmë. Duhet të përmendim që në fillim të vitit tjetër janë edhe zgjedhjet. Dua që ju si studentë të prezantoni kërkesat tuaja te këto fushata. Pakti nuk realizohet pa ju.” – tha Shahini.


Kryebashkiaku Veliaj, gjatë fjalës së tij tha se kjo është koha për të punuara jashtë premtimeve elektorale për të zhvilluar qytetin. Veliaj deklaroi se bashkia ka mbajtur fjalën e saj nëm lidhje me kartat e studentëve dhe se tani me Kampusin Universitar do të fokusohemi në shtinin një pjesë të re në godinë e Akademisë së Arteve si dhe rregullimin e ambienteve të saj. Ai tha se duhet konsesus për të bërë përpara në nismat e ndërmarra.

“Nuk është punë fushate për të impresionuar miletin. Ne që e shohim të ardhmen në këtë qytet kanë interes për këtë.  Ka një kohë për të qarë dhe ka një kohë për të qeshur, ka një kohë për protestë dhe për të bërë punën. Ajo që të paktën ka konsesus është mbajtja e premtimeve. Mbi 20 000  studentë kanë sot kartën e studentit. I vetmi objekt ku do të fokusohemi sot ka të bëjë me shtesën që do t’i bëjmë godinës kryesore të Akademisë së Arteve. Jam i gatshëm që ashtu si kemi bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në krye të të cilave kemi dy goca që punojnë me zell. Falënderoj të gjithë studentët që janë përfshirë në këtë nismë dhe një pjesë e ideve kanë dalë nga vetë studentët. Pasi të mbarojmë këtë prezantim, t’i përveshim mëngët”, tha Veliaj.




Skip to toolbar