Video/ Costa nderon Juven. Ringjallet Bayern

AKTUALITET


Juventus fitoi në frymën e fundi ndaj Locomotiv Mosow me rezultatin 2-1 në transfertë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, e takimit të vlefshëm për raundit të katërt të Champions League. Ramsey kaloi në avantazh Juventusin që në minutën e katërt, pas një gafe të portierit vendas. Ronaldo ekzekutoi një goditje dënimi, me topin që shkoi në duart e portierit, por i rrëshikit ndërsa Ramsey përfitoi duke e shtyrë në rrjetë.

Por në një situatë të ngjashme, Juventus do të pësonte pak minuta më vonë. Në të 12`, Miranchuk barazoi shifrat për skuadrën ruse, pasi përfitoi nga një top i kthyer pas nga përplasja me shtyllën. Në mungesë të mbrojtësve të Juves në zonë, lojtari i Lokomotivës gjeti rrjetën duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë

Juve rrit presionin, por përballet me vendosmërinë e skuadrës së Lokomotivës. Megjithatë në minutën e tretë shtesë në fund të takimit, Costa gjen rrjetën pas një asisti të Higuain, duke i dhënë tre pikët Juventus. Tashmë italianët kryesojnë grupin me 10 pikë, tre më shumë se Atletico Madrid që përballet me Bayern Leverkusen. Ndërsa Lokomotiv Moscow ka 3 pikë dhe ka ende shpresë për kualifikim.

Bayern Munich dha sinjale pozitive të mërkurën në mbrëmje në takimin e javës së katërt të Champions League, pasi fitoi në shtëpi ndaj Olympiacos Piraeus. Sinjal pozitiv ky që vjen vetëm pak ditë pasi klubi shkarkoi trajnerin Niko Kovaç, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka marrë përkohësisht zëvendëstrajneri.

Lewandowski në të 69` gjeti rrjetën pas një krosimi nga e djathta nga Coman, ndërsa Perisic dyfishoi për Bayern në të 89` pasi përfitoi nga një shpërqëndrim i mbrojtjes së skuadrës greke. Bayern ndodhet i pari me 12 pikë në grupin B, ndërsa lë pas Tottenham me 4 pikë dhe Cërvena Zvenda me 3 pikë, ndërsa Olympiacos mban vendin e fundit me 1 pikë.



Skip to toolbar