Asambleja e KiE, pro anëtarësimit të Kosovës/ Rama: Hap historik dhe i drejtë. I dha çfarë i takonte

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare e cilëson vendimin si një hap historik dhe i drejtë, dhe se i dha Kosovës atë që meritonte.


Postimi i kryeministrit Rama:

😍🇽🇰 NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

🤝 Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës🙏

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰 Forca KOSOVË❤️ /abcnews.al




Skip to toolbar