Bllokohet rruga në Pashaliman, në protestë pronarët e bizneseve dhe peshkatarët

AKTUALITET


Rregullat e reja për kalimin në zonën ushtarake të Pashalimanit kanë ngritur në këmbë peshkatarët dhe punonjësit e bizneseve, të cilët nuk pranojnë oraret e kufizuara të qëndrimit në këtë zonë. Ata kanë protestuar mëngjesin e së hënës duke bllokuar rrugën që të çon drejt Pashalimanit.

Urdhri i ri i bazës ushtarake të Pashalimanit përcakton se orari për lëvizshmëri në këtë zonë do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 15:00, ndërkohë që ky vendim është kundërshtuar nga punonjësit të cilët thonë se duhet të punojnë përgjatë 24 orëve


Për peshkatarët ekziston një rrugë paralele me atë të bazës ushtarake të Pashalimanit, por ajo nuk përdoret prej tyre.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Rregullat e reja për kalimin e automjeteve në këtë zonë kanë ardhur si pasojë e masave për parandalimin e kultivimit dhe trafikut të bimëve narkotike në këtë zonë, por edhe për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.




Skip to toolbar