Ministri gjerman, kritika Macron: Evropa nuk mund të mbrohet pa ndihmën e SHBA

AKTUALITET


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mendon se Eruopa duhet të marrë në duart e saj çështjen e Sigurisë dhe nuk duhet të varet nga SHBA për të mbrojtur aleatët e saj. Këtë deklaratë Macron e bëri gjatë një interviste për ‘The Economist’ ku tha se “truri i NATO-s ka vdekur”. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gjermanisë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka folur ashpër kundër deklaratave të Macron duke thënë se “as Gjermania e as Evropa, nuk do të jenë në gjendje që ta mbrojnë vetën në mënyrë efektive, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara”.

 “Do të ishte gabim nëse e minojmë NATO-n”, tha Maas për Der Spiegel. Më herët, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar Macronin për deklaratën e tij për NATO-n.


Ministri gjerman, Maas po ashtu pranoi se evropianët duhet të ndërtojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse. “Prandaj, së bashku me Francën, ne po punojmë për të ndërtuar një Evropë që punon së bashku për politikat e sigurisë”, është shprehur ai. Presidenti i SHBA, Donald Trump vazhdimisht ka kërkuar që vendet anëtare të NATO-s të kontribuojnë më shumë për mbrojtje. Këto komente vijnë pikërisht në kohën kur Uashingtoni po bën presion që shtetet anëtare të NATO-s të paguajnë më shumë për mbrojtjen.




Skip to toolbar