Rama – fermerëve: Aplikoni në e-Albania për të përfituar nga Skema e Mbështetjes

AKTUALITET


Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi. Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit  e-Albania pa asnjë kosto.

Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.


“MIRËMËNGJES   dhe duke i ftuar fermerët të aplikojnë nga sot e deri me 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në platformën e-Albania, ju uroj një javë të mbarë ” shkruan Rama.




Skip to toolbar