“Selfie” i Ramës me Sokol Ballën, thyen rrjetin. Njoftoi praninë të hënën në “Real Story”

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar intervistën që do të jap të hënën në orën 20:00 për emisionin “Real Story” në ekranin e ABC News.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një video, në të cilën shfaqet me gazetarin Sokol Balla.


“Ky është telefoni i Sokol Ballës, këtu jemi në stacionin F në Paris”, thotë Rama.

Ndërkohë, gazetari njofton:

“Të hënën në orën 8 me këtë burrin”.

Kujtojmë që Rama gjatë vizitës së tij në Francë, pati një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, ku vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel.

Rama i shprehu mirënjohje presidentit Macron për vizionin e tij për një Europë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë detaje rreth vizitës në Francë, por jo vetëm, ndiqni të hënën intervistën me kryeministrin Edi Rama në Real Story në orën 20:00 në ABC News.




Skip to toolbar