Shtyhet seanca për Enkelejda Hoxhën

AKTUALITET


KLGJ ka vendosur ë të shtyjë me 10 mars në orën 11 seancën për gjyqtaren e arrestuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës.

Në fjalën e saj para trupës gjykuese ajo ka theksuar se kërkon kohë që të përgatisë parashtrimin e saj në lidhje me këtë procedim disiplinor.


Nga na tjetër avokati i saj ka thënë se magjistratja ka të drejtë.

Magjistratja ka të drejtë …paragjykim i cështjes

Metani: nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në cdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij.

Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptues ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja”, ka thënë Visha

Ndërkohë kujtojmë se gjyqtarja është arrestuar së bashku me nëntë zyrtarë të tjerë të cilët dyshohen se po përgatisnin dokumentet për lirimin nga burgu të një vrasësi.




Skip to toolbar