Apartamentet stok, Rama thirrje ndërtuesve: Të jepen me çmim të ulët, përndryshe jo

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë tha se kjo është mbledhja e fundit që zhvillohet në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se qeveria po vepron me kompanitë e ndërtimit për të blerë apartamentet stok me çmim të ulët, përndryshe nuk do të procedojnë. Rama tha se ky nuk është rasti që apartamentet të blihen për të shtuar fitimet e firmave.

“Kjo është mbledhja e fundit që bëjmë në kushtet e jashtëzakonshmërisë, mbledhjet e tjera do fokusohen në zyrën e ministrit të plotfuqishëm. Durrësi është pak më problem. Po përgatitet edhe thirrja për të dhënë leje për blerjen e apartamenteve. Çështje e pak ditëve. Është e rëndësishme të informohet publiku me një thirrje për ata që kanë apartamente stok me një çmim të ulët. Do marrim çmimin më tavan të ulët që do të përcaktojmë, përndryshe nuk do të procedojmë. Nuk është rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave”, tha Rama.

Rama tha se në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë në terren 103 grupe në terren. Aktualisht janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces, ndërsa vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.

“Aktualisht kemi një terren 103 grupe inspektimi në të treja qarqet e prekura dhe kemi një numër të konsiderueshëm grupesh të ekspertëve të huaj që mbështesin ekspertimet. Dua të qëndroj tek nevoja e planit të veprimit për shembjet. Janë 33  objekte të shembura, 5 në proces. Vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut. Nuk mund të vazhdojë gjatë kjo histori. Duhet bërë edhe ndarje e punëve për këtë plan, prishja e objekteve dhe përcaktimi i grupeve që do të bëjnë monitorimin”, tha Rama.

Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëmet të konsiderueshme në banesa e pallate. Disa prej pallateve të dëmtuar, janë ndërtuar gjatë 30 viteve të fundit nga ndërtues privat.

Qeveria do të ndërtojë banesa dhe pallate për banorët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Ndërkohë, qeveria kërkoi që dëmet e riparueshme në pallatet e rinj të dëmtuar nga tërmeti të bëhen nga vetë ndërtuesit e tyre.

Numri i pallateve të rinj të dëmtuar nga tërmeti është i konsiderueshëm, ndërsa pas vlerësimit nga ekspertët, ndërhyrja për riparimin e mureve të çara apo suvave është emergjente.

Realstory.al hap një sondazh, ku çdo qytetar shqiptar mund të votojë lidhur me: Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti? Shteti, apo Ndërtuesi i tyre!

Votoni në sondazhin e mëposhtëm!

Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

“Banesat e siguruara i paguajnë kompanitë”, Ahmetaj: Deri tani dëmi 12 milionë dollarë

Komiteti i Rindërtimit ka zhvilluar mbledhjen me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe kompanitë e sigurimeve në lidhje me dëme dhe shpenzimet që duhet të mbulojnë të dëmeve që la tërmeti i 26 nëntorit.

Arben Ahmetaj bëri një bilanc të situatës ku tha se 1943 banesa janë në proces trajtimi nga firmat e sigurimit dhe me një dëm paraprak i bie që kompanitë e sigurimit të paguajnë 12 milionë dollarë Ahmetaj kërkoi nga kompanitë e sigurimit do të paguajnë për dëmet nga tërmeti si dhe të   dërgojnë listat e përfituesve, në mënyrë që procesi i rindërtimit të banesave të nis sa më shpejtë.

Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

“Ne nuk kemi akoma kulturën për të siguruar banesat nga tërmeti. Tashmë ka një rekord zyrtar që në tërmetin e 21 shtatorit kanë paguar 5 milionë dollarë dhe kanë dëmshpërblyer 70-80% të detyrimeve. Sa i takon tërmetit të 26 nëntorit, nga informacioni që kam ju jeni në proces vlerësimi, por deri më tani dëmet në proces trajtimi ose të dëmtuara janë 1943 banesa.  Dëmi total shkon gati 12 milionë dollarë deri më sot. Që do të thotë se kompanitë e sigurimit do paguajnë këtë shumë ndaj qytetarëve. Dëmi mund të shkojë deri në 25 milionë euro sipas informacioneve që kam marrë nga diskutimet tuaja. Dëmi i gjysmës së banesave të dëmtuara shkon në 12 milionë dollarë.  Dorëzoni sa më shpejt listat e dëmtuesve pranë komitetit të emergjencës në mënyrë që ata që do merren me rindërtimin të mos kenë kosto dyfish” tha Ahmetaj.

Nga ana tjetër kompanitë e sigurimit u shprehën të gatshme për t’iu përgjigjur të gjithë banorët që kanë paguar siguracionin e shtëpisë.

Tërmeti do ketë efekte në ekonomi. Zaloshnja tregon sektorët më të prekur

Analisti Eduard Zaloshnja u shpreh në “Real Story” se tërmeti do të ketë pasoja në ekonomi. Sipas tij, pasojat më të mëdha do të jenë në Durrës. Zaloshnja u shpreh se efektet do të ndihen në sektorin e turizmit dhe ekonominë imobiliare.

“Kjo është pika kyçe e programit të rindërtimit. Si ekonomist, mund të them, efekti tërmetit sidomos për Durrësin në ekonominë e turizmit dhe ekonominë imobiliare do jetë i tillë: është pothuajse e pamundur që ndërtimet që do bëhen, që këto pesë qyteza të rikuperojnë atë rënie të prodhimit të brendshëm bruto”.

“Kryeministri është akoma në atë fazën që bën premtime për popullatën, por ai nuk ka në dorë që të vijë turizmi në Durrës dhe Golem. Nuk ma do mendja që të paktën në këto dy vitet e para që aktiviteti i ndërtimit përballon dot humbjen”, tha Zaloshnja.  

Ndërkohë, Zaloshnja shpjegoi edhe një nga arsyet pse Kryeministri, sipas tij, nuk pranon që të përdor apartamentet e lira për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti. Zaloshnja tha se nëpërmjet ndërtimin të mini qytezave të reja do të ketë një ndikim në ekonomi.

“Rama është kafshë politike. Nëse do jepte ato apartamentet që thuhet se janë të lira, do kënaqeshin vetëm ato që do merrnin këto banesa. Aktiviteti i ndërtimin i këtyre lagjeve të reja shton një gjysmë pike në prodhimin e brendshëm bruto. Kënaq dhe ndërtuesit që po ndërtojnë”, tha Zaloshnja./Realstory.al/

Buxheti 20 miliardë lekë, Çuçi: Shpenzimi nis pas raportit të dëmeve sipas standardeve të BE

Ministri fuqiplotë, Bledi Çuçi nuk është pesimist për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, madje ka mbrojtur deklaratën e kryeministrit se kjo do të sjellë rritje ekonomike. Këtë deklaratë e ka bërë ne emisionin Real Story të Sokol Ballës në News 24, duke shpjeguar edhe sesi do të shpenzohet buxheti ekstra prej 20 miliardë lekësh që u deklarua nga kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

“Besoj se keni ndjekur prononcimet, sa i përket paketës së rimëkëmbjes, do të thosha nuk është detyra ime të merrem me pesimizmin tuaj, por me përballimin e situatës për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Unë do ju citoj vetëm atë që më tha Golani, i cili është drejtori i emergjencave civile të Izraelit, i cili ndodhet me një grup inxhinierësh në Shqipëri, i cili tha se ‘unë e them me plot gojën se sot këtu është gjithçka nën kontroll’. E tha një njeri që ka lindur në luftë dhe ka jetuar në luftë dhe nuk ka jetuar asnjë ditë paqe dhe ka qenë në situata të tilla”, deklaroi Çuçi, në përgjigje të pesimizmit qytetar dhe stresit shoqëror. Madje, ai shtoi se çdo gjë është nën kontroll për menaxhimin e situatës. “Ne e dimë çfarë kemi, çfarë na duhet. Pa dyshim që ka shtëpi të plasaritura, pallate të dëmtuara, të gjitha këto do të shikohen. Ne dimë se çfarë kemi dhe njohim situatën dhe e dimë sesi do e zgjidhim”, u shpreh ministri fuqiplotë.

Po ashtu ai pyet nga gazetari Balla edhe për buzxhetin e deklaruar nga Rama sesi do shpenzohet, si do të ndahet dhe kur do të fillojë zbatimi i këtij projekti rindërtimi.

“Kjo është një çështje që do të vendoset fillimisht në komitetin që është ngritur. Unë do të them se ne do ta vendosim këtë, pasi të nxjerrim një raport të plotë dhe të besueshëm për vlerësimin e dëmeve që ka sjellë tërmeti, kjo nuk do të thotë se nuk do të marrim parasysh dëmet imediate, por paketa do të shpenzohet, duke pasur një plan të qartë përfshirë edhe ndihmat e vendeve të tjera. Sot kemi filluar të shkrijmë raportin për vlerësimin e dëmeve, sipas një metodologjie të BE dhe UNDP. Do të bëhet bashkëpunimi me ekspertët e BE dhe do ët jetë një raport i plotë, përfshirë dëmet materiale, psikologjike dhe stresin që ndihet dhe aty”, deklaroi Çuçi.

Dha 1 milion euro, Pacolli shton dhe 1 pallat në Krujë: Gati për 3 muaj

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli së bashku me Kryeministrin Edi Rama vizituan Krujën këtë të enjten. Pacolli, që dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, ka marrë përsipër të ndërtojë edhe disa banesa për të të pastrehët e kësaj tragjedie. Gjatë vizitës në Krujë, Pacolli kërkoi që në Krujë të banesat për të pastrehët të ndërtohen në lagjet e poshtme të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira në zonën muzeale të qytetit.

“Aty ku ka pallate mirë është me zbrit poshtë, për të hapur hapësirë, se Kruja është qytet turistik. Vendosim dhe një fond ne dhe bëjmë një operacion që të dalë edhe qyteti i fituar. Rregullon kualitetin e jetës, më mirë në rrafsh ku krijohet një infrastrukturë tjetër, që ka afër shkollën e kopshtin”, tha Pacolli.

Më tej, ai konfirmoi se ka nisur puna për projektimin e pallateve, ndërsa nëse nuk do të ketë pengesa ata mund të jenë gati për 3 muaj. “Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet”, tha ai.

Pacolli shtoi se në Thumanë mendonte të ndërtohej aty ku pati shembje ndërtesash nga tërmeti. Sipas tij, banorët që kanë banuar në atë zonë nuk duhen shpërngulur. “Ajo pjesë që ka jetuar aty nuk duhen shpërngulur. Ta bëjmë qendrën e Thumanës si shembull për të tjerët. Do ta bëjmë në mënyrë krejtësisht tjetër, prej verifikimit të terrenit, gradës sizmike”, tha Pacolli.

Por, Kryeministri Edi Rama tha se një pjesë e familjeve që kanë shpëtuar nuk duan të rikthehen aty. Megjithatë, Rama i kërkoi kryebashkiakut të Krujës të bashkëpunojë me Behgjet Pacollin për të ndërtuar pallatet e reja.

“Ti bëj taten se shembullin e bëjmë ne, e shohim se kush do e bëjë më bukur, këtu nuk jemi në garë. Ato familje që kanë viktima nuk duan të rrinë aty. Familjet që kanë shpëtuar në shumicën e rasteve nuk duan. Çfarë do bëjnë atje me thënë të drejtën? Me bë gjithë atë shpenzim. Duke qenë se Behgjeti është ndërtues do të marrë t’i bëjë vet, se të tjerëve u marrim fondin”.

“Ne të gjithë pallatet që nuk bëhen më do t’i shembin dhe do t’i rindërtojmë.  Bashkia me Behgjetin merreni përsipër këtë pjesë, bëni një masterplan duke marrë parasysh sa njerëz janë, sa apartamente janë për tu rindërtuar nga e para, dhe ndani punën cilën pjesën bën Behgjeti cilën ne, se nuk do bëjë gjithë Krujën. Supervizorin për garanci, për të gjithë kompanitë, do jetë nga shteti”, tha Rama.

Komisioneri i BE, Ramës: Na thoni nevojat emergjente

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komisionerin europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič në kuadër të situatës pas tërmetit. Lenarčič ndodhet në Shqipëri për vlerësimin e dëmeve që pa pas tërmeti i  26 nëntorit si dhe vlerësimin e nevojave që ka vendi. Komisioneri Lenarčič kërkoi një vlerësim të nevojave imediate si dhe premtoi një angazhim të fortë të BE  për të bërë gjithçka për të kaluar këtë situatë të vështirë.

“Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë. Ka një parakusht, është vlerësimi i nevojave pas kësaj fatkeqësie. Jemi lidhur me OKB-në me institucionet financiare. Do të jetë një punë shumë e rëndësishme, pasi do të  orientojë këto çështje te vlerësimi i nevojave. Gjërat po shkojnë sikur duhet.  Të përfshihen edhe ndryshime në parandalimin. Unë do të shkoj të vizitoj sot disa nga zonat që janë prekur” tha komisioneri i BE, Lenarčič.

Kryeministri Rama vendosi theksin te krijimi i një strukturë të vetme në Ballkanin Perëndimor që të aktivizohej menjëherë sapo në një nga këto vende të përballej me një fatkeqësi natyrore, ashtu sikur funksionojnë vendet e BE-së.

“Ne nuk mund të parandalojmë tërmetet, por dëmet më të shumta. Do të ishte fantastike që të bënim, që në mënyrë të natyrshme, që ata ekipe që do të merreshin me fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor, të shikohej si infrastrukturë e vetme, si ajo në BE që funksionon. Pra të marrim pjesë si të vetëm, mund të jemi më të fortë nëse krijojmë një mekanizëm, që menjëherë sapo të ndodhë diçka në një nga këto vende të shkojnë menjëherë” tha Rama.

“Mblodhëm 20 mln euro, më shumë se donacionet e BE”, Hajdari: Presim të ndërtojmë shtëpitë

Arbër Hajdari i fondacioni ‘Fundjava Ndryshe” është bërë pjesë e solidariteti dhe ndihmës së personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit përmes mbledhjes së donacioneve. I ftuar në “Real Story” në News 24, Hajdari tha se organizatat së bashku ka mbledhur 20 milionë euro, shumë më tepër nga donacioni që Bashkimi Europian dha për Shqipërinë për të përballuar katastrofën që la pas tërmeti. Në lidhje me bashkimin e fondit të tyre me atë të qeverisë, Hajdari tha se kjo nuk mund të ndodh pasi në këtë mënyrë organizatat humbasin autonominë e saj.

Vetëm organizatat mund të shkojnë deri në 20 milionë euro. E kalojmë dhe kontributin e komisionit evropian. Janë 400 mijë donator, nga më i vogli te më i madhi. Bashkimi i të gjithë fondeve nën menaxhimin e qeverisë nuk mund të ndodhë, sepse humbet autonomia e të gjithë organizatave. Unë mendoj se ditën që pati takim pati vetëm një fërkim. Fërkimi ishte kur Rama hodhi idenë e bashkimit të fondeve. Siç e kam theksuar dhe atë ditë, ajo gjë nuk mund të ndodh, që të bashkojmë fondin, pasi humbet qëllimi i organizatës”, u shpreh Hajdari.

Arbën Hajdari tha se puna duhet të nis menjëherë për ndërtimin e shtëpisë me rastet që janë inspektuar dhe nuk ka pse të pritet që të përfundojë i gjithë procesi i inspektimi në zonat e prekura. Në studion e “Real Story” Arbër Hajdari tha se fondacioni e ka eksperiencën për të ndërtuar dhe pret të koordinohet me shteti në mënyrë që të mos i kërkohen leje ndërtimi apo fondet të mos shkojnë dy herë në të njëjtin vend.

 “Ne kemi arritur që të ndërtojmë shtëpi për 11 ditë, kemi eksperiencën. Ne kemi 32 mijë persona që kanë kontribuar. Kanë qenë një numër i madh njerëzish, ne si lëvizje, kemi dëshirë që deri në fund këtë proces ta kemi transparent. Nuk më intereson farë të kontrollojë shtetin në këtë proces, por të koordinohemi. Mos të kemi nevojë për leje ndërtimi. Kemi nevojë për koordinim që ndihmat mos të shkojnë dy herë. Nuk mund të na presë ne koha të diskutojmë në tryeza, kur një pjesë e njerëzve janë nëpër çadra. Komiteti të nxjerrë disa konkluzione, që të nisim punën. Ne se presim shtetin, siç nuk e kemi pritur, ata kanë korsinë e tyre.”, tha Hajdari. / Real Story

Ministria e Arsimit: Nesër fillon mësimi në disa zona

Ministria e Arsimit ka njoftuar se për disa nga zonat e prekura nga tërmeti mësimi do të rifillojë më 5 dhjetor konkretisht në Kamëz, Lezhë, Rrogozhinë, Mirditë dhe Kavajë. Ndërsa për zonat e Tiranës, Durrësit, Vorë, Shijak, Krujë dhe Kurbin do të nis me 9 nëntor.

Ministrja Besa Shahini tha se në lidhje me shkollat private mësimi do të nis pasi të jetë bërë verifikimi i godinave të tyre dhe të marrin aktet e konstatimit nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, që konfirmojnë përdorimin e objekteve përkatëse.

Procesi mësimor u ndërpre pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktime dhe shkatërroi shumë godina, mes tyre edhe disa shkolla.

Rama, “skeç” me Fugën dhe kamarierin shqiptar: Morëm 15 milionë eurot e para

Pas Londrës, kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku njofton se do të flasë në emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta” për situatën pas tërmetit që po kalon Shqipëria, në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin. Në një video postuar në Facebook, Rama shihet duke biseduar me këshilltarin e tij për mediat Endri Fuga për fondet prej 15 milionë euro që BE vendosi të jap për Shqipërinë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“15 milionëshi i parë është me një fond që e kanë nxjerrë me urgjencë nga portofoli i komisionierit që ka zëvendësuar Hahn. Ajo që është e rëndësishme, konfirmohet konferenca e donatorëve që do të bëjë që të jetë mundësia për të bërë një kontribut përtej kontributit të BE-së. Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit.  Ndërkohë që më thanë që po punojnë dhe për kërkesën tonë që gjithë fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë. Kështu që e gjitha duket goxha mirë”, thotë Rama, ndërsa Fuga konfirmon: “Super” . Më pas kreu i qeverisë porosit një kafe në italisht, por kamerieri i përgjigjet shqip.

Ndiqni videon:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Pak përpara regjistrimit në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit🙏 Emisioni do të transmetohet sonte në 23:24, RAI UNO🇮🇹https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. Dezember 2019
Skip to toolbar