Vrasja e Pjerin Xhuvanit / Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Paplekajt 

AKTUALITET


Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shkak i shtyrjes, është bërë pasi trupi gjykues vlerësoi të nevojshme të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.


Gjithashtu nga avokatët është kërkuar ndarje e çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve. Mes të tjerash u kërkua edhe pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.

Arbër Paplekaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.




Skip to toolbar