Vuçiç: Bisedimet me Kurtin, më të vështira

AKTUALITET


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar zgjedhjet në Kosovë ndërsa ka njoftuar se “lista serbe ka arritur një fitore historike në këto zgjedhje, dhe me shumë gjasë do ketë 10 deputetë në parlament”.  Duke u ndalur tek fituesi i zgjedhjeve që është Albin Kurti i Vetëvendosjes, Vuçiç është shprehur se bisedimes mes Serbisë dhe Kosovës do të jenë më të vështira.

 “Lista Serbe ka arritur fitoren më bindëse. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet.


Nuk është gëzim i madh fitorja e tij (Albin Kurtit), por premtoj se Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve.  Por bisedimet do të jenë të vështira”, është shprehur Vuçiç.

Vetëvendosja e Albin Kurtit njihet si parti nacionaliste që mbron fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe këtë pikë nuk bën lëshime.




Skip to toolbar