Zgjedhjet, këto janë modelet e fletëve të votimit

AKTUALITET


Të gjithë shqiptarët që do t’u drejtohen qendrave të votimit këtë të diel do të marrin në dorë dy fletë votimi, njëra për kandidatin për kryetar bashkie dhe tjetrën me listën e partive politike që kandidojnë në zgjedhje për këshillat bashkiakë.

KQZ ka publikuar edhe modelin e fletëve të votimit, siç i shihni në foto më poshtë.


Pra do jenë dy kuti votimi. Fleta për kryetarin do të hidhet në njërën kuti, ndërsa apo për partitë për këshillat bashkiakë do të hidhet në kutinë tjetër.

Procesi i votimi ka nisur që në orën 07: 00 të mëngjesit të së dielës dhe qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur deri në orën 19.00.

Zgjedhjet lokale po monitorohen nga 150 vëzhguese të OSBE/ODIHR si edhe nga misionet e ambasadave të huaja në vendin tonë.

Në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, Policia e Shtetit ka angazhuar 7779 efektivë, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.




Skip to toolbar