Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në Gjilan të Kosovës ku këndonte live këngëtari Robert Berisha dhe që ka përfunduar me 3 persona në pranga, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur “Dardania”.
Mediat kosovare raportojnë se një person ka mbetur i lënduar, ndërsa tre të tjerë janë vendosur në prangat e policisë, si autorë të konfliktit.
Gjatë rrahjes së këtyre personave ishte duke performuar këngëtari, Robert Berisha.