Ambasadori i BE takon Krajën: Diskutim për sfidat e SPAK si institucon i ri

AKTUALITET


Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Soreca me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur me Krajën rreth sfidave të SPAK.


“‘Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese’”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Luigi Soreca ka qenë një nga mbështetësit me të mëdhenj të Reformës në Drejtësi që vijon të zbatohet në Shqipëri.




Skip to toolbar