Bindja Demokratike zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale

Më të fundit


Partia më e re në vend, Bindja Demokratike, ka zyrtarizuar ditën e sotme kandidatët e saj për 25 bashki të vendit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përmes zëdhënëses së tyre për mediat, Antonela Bregu janë paraqitur të 25 emrat për kandidatë dhe me një profil të shkurtër të tyre.

Lista e kandidatëve:


Bashkia Berat-Pavlo Shkarpa/ Lindur dhe rritur ne Berat, zoti Pavlo Shkarpa edhe si drejtues i shoqatës Antipatrea është një nga qytetaret me te spikatur te Beratit si kontributor kryesor i ruajtjes se vlerave historike te qytetit dhe lobues i Beratit ne UNESCO. Pavlo Shkarpa është inxhinier dhe hartues i dhjetëra projekteve te ruajtjes dhe promovimit te qytetit te Beratit.

Bashkia Bulqizë –Ilir Balla/ Intelektual, arsimtar, lindur dhe rritur ne Shupenze. Ka mbajtur poste te larta ne administratën arsimore dhe atë vendore. Prej vitit 2003 e ne vijim punon si menaxher ne sektorin privat.

Bashkia Cërrik- Merita Xhika/ Shume aktive ne jetën publike te qytetit te Cërrikut, Merita është mësuesja e qytetit, qe ka marre përsipër te angazhohet dhe kontribuoje jo vetëm ne edukimin e te rinjve te Cërrikut, por edhe ne përmirësimin e jetës se te gjithë qytetit.

Bashkia Devoll- Fejzi Shaholli/ Fizikant ne formim, ai mban dhe funksionin e sekretarit te marrëdhënieve ndërkombëtare te komunitetit mysliman dhe ka kryer trajnime deri ne Departamentin e Shtetit Amerikan. i është ofruar qytetit ku jeton si kandidat i pavarur ne këto zgjedhje dhe ka te gjithë mbështetjen e Bindjes Demokratike për te fituar kundër qeverise ne bashkinë e devollit.

Bashkia Durrës – Valbona Sakollari/ Mund te konsiderohet pa e tepruar si një zbulim i bindjes demokratike, një oferte fantastike për Durrësin me 30 qershor. Me një karriere te admirueshme ne sipërmarrjen private, pedagoge ne universitet dhe e super kualifikuar brenda e jashtë vendit.

Bashkia Dibër – Shkëlzen Qoka/ I diplomuar ne menaxhim biznes, Shkëlzen qoka ka një karriere te admirueshme jo vetëm ne sektorin privat por edhe ne atë publik duke përfshirë funksione te larta publike si ish kryetar komune. Hartues dhe menaxhues i dhjetëra projekteve zhvilluese ne rrethin e Dibrës.

Bashkia Kolonje- Fatjon Feka/ Një djalë i ri ne moshe por me kualifikime te plota si administrator me përvoje ne sektorin e pushtetit vendor te rrethit te Ersekës. I angazhuar qe ditët e para me bindjen demokratike.

Bashkia Gramsh- Sabri Ibrahimi/ Sabri Ibrahimi është një gramshiot jo pak i njohur dhe gjithmonë nje qytetar i angazhuar per zhvillimin e treves ku ka lindur dhe është rritur. I diplomuar si inxhinier ndërtimi, Sabri Ibrahimi është projektues i jo pak veprave publike ne qytet dhe me gjere.

Bashkia Kavaje- Bledar Sinella/ Njihet si një nga kontribuesit me te spikatur te sportit te futbollit kavajas dhe shqiptar, si trajner i disa prej klubeve te kategorisë superiore dhe kombëtares se moshave shqiptare. Ka përfunduar universitetin e edukimit fizik dhe atë te drejtësisë dhe sot ofrohet për te qene qytetari i pare i Kavajës.

Bashkia Kamëz- Ylber Gjeta/ Qendrestar i vendosur i te djathtës shqiptare ne periudhat me te vështira te opozitarizmit ne vend. Pjesëtar i grevës se urisë se studenteve ne vitin 1998, ylber gjeta ka qene gjithmonë aktivist i radhëve te para te lëvizjeve studentore dhe opozitare ne Shqipëri.

Bashkia Këlcyrë- Shkelqim Muhaj/ Është një djalë i trevës se Këlcyrës qe zotëron ne zone një nga bizneset me te mira te agroturizmit dhe agroperpunimit.

Bashkia Klos- Bedri Hoxha/ Disa here deputet i kuvendit te republikës se Shqipërisë, Bedri Hoxha është një nga politikanet me aktive dhe te niveleve me te larta te qarkut te Dibres. Këtë here ka vendosur qe ne cilësinë e kandidatit te pavarur te behet qytetar i pare i bashkisë Klos dhe ka te gjithë mbështetjen e bindjes demokratike.

Bashkia Korçe- Leonard Olli/ Antar i bordit themeltar te bindjes demokratike dhe personazh shume aktiv ne jeten politike te viteve te fundit. I laureuar ne shkencat e komunikimit ai ka qene funksionar i larte i opozitës shqiptare ne këshillin bashkiak Tirane.

Bashkia Kukës- Abedin Uruci/ Abedin Uruci eshte nje nga kontributoret kryesore te qarkut te kukesit, qe ka mbajtur poste te rëndësishme qe nga viti 2000 e deri me sot, si kryetar i komunës Kolsh dhe kryetar i qarkut te Kukësit deri me tani.

Bashkia Kurbin – Edmond Piroli/ Pavarësisht se jurist i ri ne moshe, me nje karriere te admirueshme ne fushen e avokatise, ka kontribuar si zyrtar i larte ne institucionet e regjistrimit te pasurive dhe ato penitenciare. Është nje nga pinjollet e familjeve me te shquara dhe atdhetare te Kurbinit.

Bashkia Lezhe – Salvador Kacaj/ Ikona e futbollit te Besëlidhjes dhe Kombëtares qe me vepra konkrete e ktheu Shëngjinin ne emblemën e turizmit shqiptar. Administratori i suksesshëm qe meritoi vëmendjen me te madhe edhe ndërkombëtare, përfshi dhe binjakëzime te niveleve me te larta. Zoti Kacaj është njeriu i fitoreve spektakolare sportive dhe elektorale.

Bashkia Malesi e Madhe-Pjerin Spathari/ Kandidati i Bindjes Demokratike për Malësinë e Madhe ka nisur angazhimin publik si pjesëmarrës i lëvizjes studentore 90. Ka qene kryetar komune i zonës se Kastratit, nënkryetar i qarkut Shkodër, prej 10 vitesh rresht kryetar dhe nënkryetar i degës se Partisë Demokratike Malësi e madhe, ka qene nga themeltaret e pare te bindjes demokratike ne këtë treve.

Bashkia Sarande – Ilir Nikolla/ Kandidat i pavarur per drejtimin e bashkisë te Sarandës, ka mbështetjen e plote te bindjes demokratike ne këtë sfide. I diplomuar ne dy fakultete, ka pasur një kontribut te rendesishem qe ne vitet e para te demokracisë ne administraten shteterore dhe vendore ne qarkun e Sarandës.

Bashkia Selenice- Marildo Hodaj/ Është një i ri i diplomuar ne fakultetin ekonomik, dega turizëm, i angazhuar vitet e fundit jo vetëm ne sektorin publik, por edhe ne ate privat sa i përket menaxhimit turistik.

Bashkia Skrapar-Dejvis Hebibasi/ Lindur ne qytetin e Skraparit ka kryer studimet e larta ne fushën e edukimit fizik. Si i ri, ka qene gjithmonë i angazhuar ne jeten e qytetit dhe ka spikatur si menaxher ne sektorin privat.

Bashkia Shijak- Arben Pohumi/ Biznesmen i njohur i qytetit te Shijakut qe ditët e para te ndryshimit te sistemit, ka themeluar dhe administron kompaninë Ag Motors. I vlerësuar me titullin qytetar nderi i Durrësit, ka spikatur si individ me iniciative te veçante dhe kontribuues ne jetën publike te qytetit.

Bashkia Tirane – Arben Skenderi/ Arben Skenderi do te jete sharm i fushatës se kryeqytetit. Nje nder artistet dhe pedagoget me te njohur te vendit, i përzgjedhuri i Bindjes Demokratike për te bere diferencën me falsitetin e rilindjes, qe kemi përballë. Përfaqësues shembullor i modelit te ri qe duam te sjellim per Tiranën dhe te gjithe Shqipërinë.

Bashkia Tepelene – Gezim Malka/ Inxhinier ndërtimi, 3 here kryetar komune, dhe disa here te tjera drejtues ne administratën vendore te qytetit.

Bashkia Tropoje- Edison Hasanaj/ I laureuar me dy fakultete ne fushën e shkencave politike dhe sociale, Edison Hasanaj është nje i ri ne moshe qe kërkon te kontribuoje ne jetën publike te qytetit te Tropojës.

Bashkia Vlore- Valbona Mezini/ Ka studiuar për gazetari dhe ka ushtruar profesionin e saj ne mediat kryesore te vendit. Qe diten e pare te aktivitetit te saj politik është spikatur si opozitare me mazhorancen aktuale. Ka mbajtur postin e anëtares se kryesise te partise demokratike dhe qe diten e pare te themelimit është anëtare e bordit përfaqësues te bindjes demokratike.

Ndërkohë, BINDJA DEMOKRATIKE ka kandidatë për këshilltarë në këto Bashki, të renditura më poshtë sipas rendit alfabetik:
Belsh, Berat, Bulqizë, Cërrik, Delvinë, Devoll, Dibër, Divjakë, Dropull, Durrës, Elbasan, Fier, Finiq, Gjirokastër, Gramsh, Has, Himarë, Kamëz, Kavajë, Këlcyrë, Klos, Kolonjë, Konispol, Korçë, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Libohovë, Librazhd, Lushnje, Malësi E Madhe, Maliq, Mallakastër, Mat, Mirditë, Patos, Peqin, Përmet, Pogradec, Përrenjas, Roskovec, Rrogozhinë, Sarandë, Selenicë, Shijak, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Vau Dejës, Vlorë, Vorë.




Skip to toolbar