Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton me 101 vota “pro” qeverinë teknike

AKTUALITET


Maqedonia e Veriut është zyrtarisht nën drejtimin e qeverisë teknike prej 3 janarit 2020. Pasditen e të premtes, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi me 101 vota “pro” dhe asnjë “kundër” dhe “abstenim” qeverinë e re teknike. Ajo do të drejtohet nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Gjithashtu, u zgjodhën dhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE.  


Me Marrëveshjen e Përzhinos, në Qeverinë teknike anëtarë duhet të ketë edhe partia opozitare më e madhe në vend, siç është për momentin, VMRO-DPMNE-ja.

Pas miratimit të qeverisë në Kuvend, ata kabineti i ri mori ftesë nga Presidenti Stevo Pendarovski në selinë e presidencës.

Qeveria teknike u krijua pas dorëheqjes së Zoran Zaev, i cili nuk arriti të përmbushte premtimin për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.




Skip to toolbar