Tentativë për të futur duart në reformën në Drejtësi? Rama për akuzat e Bashës: Ç’mund të thotë tjetër ai artist

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama thotë se akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ai dhe Foltorja mund të fusin duart te reforma në drejtësi, nuk duhet të merren seriozisht.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rama u shpreh se Bashës, si “artist” që është, nuk i ka mbetur asgjë tjetër për të thënë.


Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Më tepër ju pyeta sepse, z.Basha i cili formalisht mbetet kryetar I PD, ka akuzuar disa herë në dy javët e fundit se ju dhe Foltorja pas dakordësisë që keni arritur për normalizimin e jetës së Kuvendit, mund të fusni duar te reforma në drejtësi.

Edi Rama: Tani, shiko, këto janë të gjitha lojëra që besoj se njerëzit i kuptojnë shumë mirë dhe është e kotë që të hyjmë dhe t’i marrim seriozisht.

Sokol Balla: Jo, s’ka gjë mua më mjafton një Po dhe Jo…

Edi Rama: Është e kotë që të hyjmë dhe tii marrim seriozisht, pse?

Sepse këtu secili përpiqet të bëjë lojën e vet. Njëri thotë këto, ça mund të thotë tjetër ai artist në këtë pjesëz të skenës që i ka mbetur për të recituar. Aq më tepër që sot është në kushtet kur nuk ka edhe suflerin edhe është pak si i humbur në natyrë edhe nuk arrin dot as të kalibrojë gënjeshtrat që i ka fiziologjike. Është në fiziologjinë e tij që të gënjejë sikur këndon, njësoj. Tjetri ngre një furtunë komplet pa lidhje me shpifje haluçinante..




Skip to toolbar